36 qendra shëndetësore në vend, të hapura 24/7 gjatë gjithë verës
Qershor 19, 2025
Gjatë gjithë sezonit veror, 36 qendra shëndetësore verore do të jenë në funksion të plotë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për t’u shërbyer pushuesve vendas dhe të huaj në zonat turistike të Shqipërisë. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, vizitoi qendrën verore në Tale të Lezhës, e cila ofron shërbime nga 1 qershori deri më 30 shtator. Aty, mjekja Regisa Ndoci dhe infermierja Nertila Gjinaj ofrojnë kujdes shëndetësor për urgjenca, plagë, reaksione alergjike dhe raste të tjera. Qendra është e pajisur me medikamente dhe aparatura të nevojshme për trajtim të menjëhershëm. Përveç tyre, Urgjenca...