Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe pasuritë kinematografike që ruan (Video)

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe pasuritë kinematografike që ruan (Video)

23:50 27/06/2019

Ajo është një grua e suksesshme në fushën e kinematografisë. Prej një viti e gjysmë është në krye të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe para pak kohësh është zgjedhur edhe Zv. Sekretare Gjenerale e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit.

Sot drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmi, Iris Elezi ishte e ftuar në emisionin”Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer më shumë rreth punës së saj në arkiv, aty ku ruhet pasuria e kinematografisë shqiptare.

“E dija që do të ishte përgjegjësi, megjithatë kur je atje sheh që çdo dosje që hap meriton studim të thelluar. Kur sheh se sa shumë është punuar dhe në ç’kushte të vështira përgjegjësia si drejtuese shtohet çdo ditë. Arkivi është i hapur për tu vizituar nga kushdo. Fatkeqësisht janë më shumë studiues dhe kineastë ato që vijnë tek ne. Është një nga thesaret e kulturës sonë. Ne po punojmë që një herë të edukojmë zemrën dhe pastaj mendjen. Ajo që është e rëndësishme në lidhje me kinematografinë shqiptare është që të shkojmë përtej nostalgjisë, nuk është më një diskutim në kuadrin më pëlqen apo s’më pëlqen. Sidomos duke marrë parasysh që këto vite publiku jonë i ka parë filmat të dhënë keq nëpër televizioni. Por nëse vini dhe e shihni filmin në 35 milimetërsh do të kuptoni se përse i kemi admiruar teknicicienët dhe kineastët shqiptarë. Filmi nuk është vetëm art, është edhe shkencë, ka mënyra se si mendja punon që të lidhë sëbashku imazhet që janë të palëvizshme dhe kur lëvizen sëbashku krijojnë iluzionin e lëvizjes. Kur ke mundësi të shikosh filmin në 35 milimetërsh truri dhe syri është duke interpretuar imazhin. Dixhitali e ka bërë vetë punën dhe nuk është më puna e turit dhe vizionit që të lidhë imazhet. Emocioni është komplet ndryshe në 35 milimetërsh”, tha Elezi./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT