Një arkivol është lënë në skaj të rrugës në një periferi të Melburnit, bashkë me mbeturina të tjera.

Arkivoli prej druri me pjesë metali, u la në Toorak, në jug-lindje të Melburnit bashkë me gjëra tjera shtëpiake, përfshirë një divan.

Toorak është një periferi e pasur, ku çmimet mesatare për një shtëpi shkojnë deri në 4.4 milion dollarë.

Përdoruesit e mediave sociale mbetën të habitur nga pamjet shokuese e sidomos pasi mësuan se arkivoli ishte marrë nga dikush.

Sipas agjencisë Seven News, arkivoli ishte i mbushur me plastikë.

 Komente të shumta humori shpërthyen në rrjete sociale, disa duke pretenduar se e duan arkivolin për vete e të tjerë e panë këtë veprim si ndonjë deklaratë të mundshme politike./tvklan.al