Futbollisti i Kombëtares Arlind Ajeti në një intervistë për Tv Klan tha se fitorja ndaj Andorrës ishte një obligim i tyre për të fituar 3 pikë dhe ja arritën qëllimit.
“Shumë mirë, mbas fitores gjithmonë je mirë. E kemi pasur obligim sot që të marrim 3 pikë, ja arritëm qëllimit dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu”, tha Arlind Ajeti.
Ndërsa në lidhje me ndeshjen me Anglinë që u luajti në stadiumin Uemblli tha se në dyluftimin me Harry Kane pati gabime nga ana e tij.
“Ishte një dyluyftim që unë normal nuk iu afrova edhe shumë sulmuesit sepse nuk jam edhe më i gjati për të qenë mbrojtës. Por e dija Harry Kane ishte shumë i rrezikshëm në 16 dhe i bëra gjërat që nuk normalisht nuk i bëj dhe ndoshta më doli keq. Por ai është gabimi im. Vazhdojmë siç kemi qenë, s’kemi çfarë të bëjmë”, tha Ajeti.
/tvklan.al