“Turp, drejtimi shtetëror i sportit”

Presidenti i Federatës së Futbollit Armand Duke ka thumbuar Kryeministrin për premtimin e dhënë për plotësimin e kërkesave ekonomike për të cilët Superliga u bojkotua disa javë.

Në fjalën që mbajti në hapje të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme Statutore, duka tha se nuk do të ketë tjetër bojkot.

“Akoma shpresoj tek fjala e kryeministrit Rama që brenda vitit do kishim fond nga zbritja nga taksat. Nëse nuk ndodh, nuk do bojkotojmë por do bëjmë zgjidhjet dhe zgjedhjet tona”.

Duka nuk la pa goditur as Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që ka hedhur poshtë projektin e FSHF për ndërtimin e 100 fushave të reja të futbollit në vend

“Qeveria nuk ka denjuar ta lexojë. Ministria e famshme e Arsimit na ktheu përgjigje negative. Do e vazhdojmë projektin do investojmë 50% të investimit”.

Mënyrë shtetërore e drejtimit të sportit është me e turpshmja e 30 viteve të fundit. MAS i qeverisë Rama e theu rekordin e ministrisë së qeverisë së mëparshme me 2 gërma me pak e kilometra indiferentizëm me shumë”.

Ai vuri në dukje edhe disa prej arritjeve të fundit që kulmuan me finalet e Konference League që do të mbahet në Air Albania. Për stadiumin nuk anashkaloi defektin.

“Stadiumi ka një defekt fushën marrim angazhim qe brenda vitit 2021 do jetë në parametra maksimale”.

Asambleja miratoi disa ndryshime në statut ku me e rëndësishme duket se është: Pavarësia Politike dhe Institucionale. E thënë ndryshe, në organet e FSHF nuk do të mund të zgjidhen persona që kanë qenë të përfshirë në politikë në 5 vitet e fundit. U miratuan gjithashtu edhe: Zgjerimi i Bazës së Anëtarësisë; Rritja e Kompetencave të Asamblesë duke zgjedhur të gjitha organet juridike si dhe shkrirja e Komisioneve Juridike të Etikës dhe Disiplinës në një komision të vetëm, i cili do të quhet Komisioni i Disiplinës dhe Etikës sipas modelit të UEFA-s.

Tv Klan