Renditet në vendin e 40 për vitin 2021

Armando Broja është një nga lojtarët të cilët nuk i kanë mbushur ende 20 vjeç dhe kanë patur më shumë ndeshje në vitin 2021. Sulmuesi shqiptar është i 40 në listën e observatorit CIES falë aventurës së suksesshme me Vitesse. 25 ndeshje dhe 6 gola për periudhën e analizuar deri më 16 Gusht të këtij viti.

Ky klasifikim bazohet te rëndësia e ekipit dhe e kampionatit duke marrë në konsideratë edhe përvojën e krijuar në minutat që është aktivizuar. Pikët e marra nga Armando Broja janë 39. Sulmuesi, kartoni i të cilit i përket Chelsea, tashmë është huazuar tek Southampton, pas rinovimit të kontratës deri në 2026 me blutë e Londrës.

Ai ende nuk ka debutuar me ekipin e ri. Në krye të kësaj liste me futbollistë të rinj nga e gjithë bota është Pedro i Barcelona me pikë të plota duke lënë pas talente të tjerë si Mason Greenwood i Manchester United, Nuno Mendes i Sporting Lisbon dhe Ryan Gravenberch i Ajax.

Tv Klan