Newcastle, West Ham dhe Napoli në gjurmët e sulmuesit

Southampton bëri një sezon të mirë futbollistik duke qëndruar me meritë në Premier League. Një pjesë e suksesit i takon edhe sulmuesit të Kombëtares Shqiptare Armando Broja i cili shënoi 6 gola.

Tashmë sulmuesi agresiv do të kthehet në klubin e tij të origjinës, tek Chelsea. Ai e ka bërë vetë të ditur në një postim emocional në rrjetet sociale.

Armando Broja: Ka qenë një sezon i mrekullueshëm për mua dhe familjen time. Një sezon plot me ulje dhe ngritje. Dua të falenderoj masivisht Southampton dhe tifozët e mrekullueshëm, që kishin besimin se unë do të tregoja atë çka mund bëj. Unë e vlerësoj gjithë mbështetjen dhe dashurinë që treguan për mua, faleminderit edhe klubit.

Në Angli, Newcastle dhe West Ham do të jenë në gara me njëra tjetrën për të afruar shqiptarin. Ndërsa së fundmi në skenë ka dalë sërish Arsenal. Broja kërkohet gjithashtu edhe nga disa klube në Serie A, me Napoli që qëndron në krye të listës.

Tv Klan