Shqiptari shënon gol për kualifikimin në finalen e Kupës

Armando Broja lë sërish shenjë te Vittese. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi gol në fitoren 2-0 që Vittese mori ndaj Venlo, për të ndihmuar skuadrën e tij për të kaluar në finalen e Kupës së Holandës.

Broja i hapi udhë fitores së Vitesse në gjysmënalen e Kupës së Holandës. 19-vjeçari kërceu bukur me kokë dhe zhbllokoi ndeshjen e mbërthyer në 0-0.

Vitesse më pas shënoi edhe golin e dytë, duke kaluar në finale të këtij kompeticioni.

Skuadra e Brojës do të presë në finale fituesin e çiftit Heerenven-Ajax. Ishte goli i 10-të për Brojën këtë sezon në Holandë.

Klan News