Armando Broja ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, në fitoren 3-0 të Shqipërisë ndaj Andorrës.
Në deklaratën pas ndeshjes të dhënë për TV Klan, Broja u shfaq shumë i lumtur që u rikthye në fushë nga fillimi, pasi mungonte prej një kohe të gjatë.
Sulmuesi theksoi se shpreson që në të ardhmen të kalojë numrin e golave të shënuar nga Bogdani me fanellën e Kombëtares.
Ndër të tjera, ai tha se mund të luajë në çdo pozicion në sulm, kudo që dëshiron trajneri.
“Isha pak i lodhur në fund. Luajta 75 minuta. Nuk luaja shumë minuta për një kohë të gjatë. Sot isha i lumtur sepse e nisa nga fillimi dhe dola mirë nga fusha. Jam i lumtur që morëm 3 pikët. Më kishte munguar publiku. Tifozët na japin një mbështetje të madhe. Isha shumë i kënaqur që jam kthyer me ekipin dhe të luaj disa minuta.
Bogdani është legjende për Kombëtaren dhe shpresoj ta kaloj me gola një ditë. Kur kam qenë i vogël tek Akademia e Chelsea, kam luajtur gjithmonë në sulm, në të majtë në të djathtë. Jam një lojtar që luaj me topin. E dinim sot që Andorra do linte pak hapësira, është e vështirë për të depërtuar.
Unë jam i kënaqur që trajneri më dha mundësinë për të luajtur në fushë dhe jam i kënaqur që dhashë diçka për tifozët.
Trajneri më dha lirmshmëri gjatë ndeshjes, për të mos e ditur kundërshtari se ku jam në fushë. Në pjesën e parë krijova. Qejf kam të bëj shumë gola. Goli do vijë, por unë jam i kënaqur që jam kthyer fizikisht dhe erdhi fitorja.
Trajneri i merr vendimet se kush luan. Sot vendosi që të luaja në krah. Unë mund të luaj në çdo pozicion në sulm”, deklaroi Broja.
/tvklan.al