Armando Broja do të luajë si titullar në sfidë e Evertonit ndaj Noittingham, në transfertë.

Trajneri David Moyes kërkon rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë dhe ka vendosur të hedhë nga minuta e parë sulmuesin shqiptar.

Broja ka kaluar plotësisht dëmtimin e tij dhe tani shpreson të lërë shenjë në kampionatin anglez.

23-vjeçari ka marrë besimin e plotë nga stafi teknik dhe synimi është ta shpërblejë me gol dhe paraqitje të shkëlqyer në fushë.

Ndeshja Nottingham-Everton, e vlefshme për javën e 32-të në Premier League, do të luhet këtë të Shtunë, duke nisur nga ora 16:00. /tvklan.al