Goli i parë në këtë kampionat për sulmuesin shqiptar

Armando Sadiku realizoi në Indi me Mohun Baganin. Goli i sulmuesit shqiptar nisi edhe përmbysjen e rezultatit në fitoren 3 – 2 në fushën e Jamshedpurit.

Ky ishte goli i parë për Sadikun në kampionatin indian. Mohun Bagan kryeson renditjen me pikë të plota, 12 pas 4 javësh.

Tv Klan