Nga fustanet shumëngyrshe e deri tek veshjet dimërore, të dyja shtëpitë e modës zgjodhën tematika të veçanta për 2023

Shtëpia e famshme e modës Armani shfaqi koleksionin e tij “Pranverë-Verë 2023” për femrat në Javën e Modës në Milano. Dizajneri veteran Giorgio Armani hapi prezantimin për koleksionin  e tij të dytë me ngjyra të lehta të përbërë nga xhaketa fluide dhe pantallona të gjera të pajisura me bereta dhe çanta të zeza.

Modelet mbanin këmisha të gjata mbi pantallona, ​​funde dhe bluza të gjera  të gjitha me këpucë të sheshta.

“Ky koleksion shpreh një ide lirie dhe çiltërsie,” tha Armani në një deklaratë, duke shtuar se ai dëshironte t’i jepte veshjeve të përditshme një pamje shumë të ëmbël.

Modelet kishin të veshura gjithashtu edhe veshje me nuancat blu, jeshile dhe vjollcë. Dizanjeri kishte menduar edhe për veshjet në mbrëmje ku mbizotëronin bluza me rruaza, fustane të tejdukshme vezulluese dhe të qëndisura në nuanca pastel.

Milano po ashtu priti edhe koleksionin e Gucci labelin luksoz italian që befasoi audiencën. Ai e hapi koleksionin me  modelë binjakë të cilët prezantuan veshjet për koleksionin e “Vjeshtë-Dimër 2023”.

Drejtori kreativ Alessandro Michele e quajti shfaqjen, “Gucci Twinsburg”, një shenjë për qytetin e Ohajos që mban një festival vjetor për binjakët. Prezantimi filloi me modelet që ecnin në pasarelë, përpara se të ngrihej një mur për të treguar vëllezërit ose motrat e tyre në anën tjetër me të njëjtat veshje. Ata kapeshin për dore teksa ecnin së bashku në pasarelë.

Modelet mbanin të veshura xhaketa me ngjyrë të zezë të kombinuar me pantallona të gjera dhe me shapka. Po ashtu mbizotëronin edhe ngjyrat gri metal, funde me prerje, xhaketa argjendi vezulluese që ishin të prera dhe kishin shpatulla të mëdha, ndërsa printimet në fustanet shumëngjyrëshe përshkruanin të gjithë pasarelën.

Palltot deri në fund të këmbëve me dizajne të frymëzuara nga kimono me lule dhe fustane mëndafshi ishin pjesë e koleksionit. Aksesorët përfshinin bizhuteri të gjata me rruaza dhe syze dielli, geta me stampa leopardi dhe çizme prej lëkure gjarpri. Java e Modës në Milano do të zgjasë deri të hënën.

Klan News