Koleksioni i ri i veshjeve pranverë-verë 2022 përmban ngjyra të shumëllojshme

Janë bërë plot 40 vite që kur stilisti  me famë botërore Giorgio Armani lancoi linjën e tij. Për të festuar këtë moment ai dhuroi një shoë në Javën e Modës në Milano.

Teksa foli para gazetarëve 87-vjeçari tha se në këto 40 vite ai ka punuar shumë dhe pavarësisht suksesit të markës së tij ka patur dhe mjaft momente të vështira gjatë karrierës së tij.

Armani tha se është ndjerë mjaft i lumtur që marka e tij është pëlqyer kudo.

Koleksioni i ri pranverë-verë 2022 përfshin veshje për gra dhe burra ndërsa nuk munguan ngjyrat e shumëllojshme nga nuancat e zbehta të gris, bezhës, rozës deri tek ngjyrat më të forta si blu, jeshile dhe e kuqe.

Në mbyllje të javës së modës, Armani ishte në praninë e mbesës së tij Silvana Armani dhe Pantaleo Dell’ Orco, për të cilët ai  ka thënë se e kanë mbështetur për  shumë vite.  Kjo markë zotëron 13 fabrika në të gjithë botën. Fokusi kryesor është veshja, aksesorët dhe orët. Së bashku me Loreal, kompania filloi edhe prodhimin e kozmetikës.

Klan News