Stilisti i ka bërë homazh kulturës dhe estetikes kineze

Mashkullore dhe femërore bashkë në një ekuilibër të ri. Një grua me armën më të fortë personalitetin, një stil gjithmonë në evoluim; Giorgio Armani prezanton koleksionin e ri vjeshtë-dimër 2020.

Me titull “Velvet Notes”, në javën e modës në Milano, shfaqja u mbajt me dyer të mbyllura, pa praninë e publikut, medias apo blerësve për shkak të masave ndaj koronavirus.

Këmisha mëndafshi dhe funde kadife, në një stil 100 përqind femëror. Por edhe pantallona të futura në çizme, forme të cilën  stilisti e ka zbutur menjëherë me xhaketa që theksojnë bustin.

85-vjeçari i ka bërë një homazh edhe Kinës, me të cilën historikisht ka pasur një lidhje të veçantë kulturore dhe estetike.

Tv Klan