Marka e modës “Armani” bëri të ditur se do të fillojë të prodhojë veshje mjekësore për punonjësit e spitalit, në të gjitha fabrikat e saj italiane.

Grupi, markat e të cilit përfshijnë Giorgio Armani dhe Emporio Armani u shprehën, që ato do të përdoren për mbrojtjen individuale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, të angazhuar në luftën kundër pandemisë.

Themeluesi Giorgio Armani, pasi u zotua të dhurojë 1.25 milion euro për Mbrojtjen Civile të Italisë dhe për një sërë spitalesh dhe institucionesh italiane në vend, gjithashtu ka vendosur të kontribuojë për të mbështetur spitalet e Bergamo dhe Piacenza, të dy të goditur keq nga sëmundja, si dhe spitali Versilia në Toscana, duke sjellë në total shumën e donacioneve të tij në 2 milion euro./tvklan.al