26-vjeçari Gentian Cenaj u shpall në kërkim pasi në lokalin në pronësi të tij u gjet drogë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta.

Në pranga përfundoi një 18-vjeçar i cili ishte punonjës në lokal. Sipas policisë, ai ishte në dijeni se në ambientet e lokalit shpërndahej dhe përdorej drogë.

Gjatë kontrolleve policia gjeti gjithashtu edhe disa kapuçë për mbulimin e fytyrës dhe sende të tjera që u sekuestruan.

Tv Klan