Uniformat blu të Komisariatit Nr. 6 në kryeqytet kanë arrestuar një person që posedonte armë. Në pranga ka rënë D. H., 47 vjeç, banues në Ballashenj, Njësia Administrative Pezë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së 47 vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme./tvklan.al