Tre të rinj janë vënë në pranga nga policia e Durrësit. B. M., 28 vjeç; V. Z., 24 vjeç dhe E. K., 32 vjeç u kapën pasi në mjetin e tyre u gjet drogë, armë dhe një jelek antiplumb.

“Mbi bazën e informacioneve të marra më parë, është mbajtur nën vëzhgim mjeti me të cilin këta shtetas po qarkullonin dhe në lagjen nr.17, Kënetë, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e dyshuar për kontroll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin B. M., në sediljen e pasagjerit, në një çantë dore, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me silenciator dhe në bagazhin e mjetit një jelek antiplumb si i Policisë.”, njoftoi policia.

Nga hetimet dhe informacionet e marra, rezulton se armën e zjarrit dhe antiplumbin do t’i shisnin kundrejt vlerës 3000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia thotë se vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave që do të blinin sendet e kundërligjshme./tvklan.al