Një 35-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur armë pa leje, drogë dhe municion luftarak.

Siç bëjnë me dije uniformat blu, shtetasit me inicialet A.M, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar, në sajë të operaciont të koduar “Osumi”, gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa, rreth 2 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për hetime të mëtejshme, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Përmeti, ndërsa mbi të riun rëndojnë akuzat për veprat “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /tvklan.al