Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet e miratuara në korrik në Kodin Penal për armëmbajtjen pa leje. Në datën 23 gusht hyn në fuqi ligji i ri. Ndryshimet e reja në ligjin për armëmbajtjen pa leje dhe tregtimin e municioneve janë ulur ndjeshëm, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë për dy ndryshime që ajo i bëri Kodit Penal në vitin 2013 dhe 2014 për armëmbajtjen pa leje.

Ndryshimet e dënimeve me ligjin e ri:

Prodhimi, shit-blerja, apo transporti i municioneve

Ishte 7-15 vjet/ Bëhet 5-10 vjet

Armëmbajtja pa leje në banesë

Ishte 1-5 vjet/ Bëhet 1-3 vjet

Mbajtja pa leje e eksplozivit

Ishte 5-8 vjet/ Bëhet 1-4 vjet

Mbajtja e armëve të ftohta

Ishte 3-8 vjet/ Bëhet 1-5 vjet

/tvklan.al

dekreti