Në Armeni sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamementare, si një provë e rëndësishme për njeriun që udhëhoqi protestat mbarëpopullore në vend në Prill të këtij viti.

Nikol Pashinyan u zgjodh Kryeministër në muajin Maj pas protestave të disa javëve kundër korrupsionit. Por, 43-vjeçari dha dorëheqjen në Tetor, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Ai është zotuar t’i japë manipulimit të zgjedhjeve në Armeni.

Njëmbëdhjetë parti dhe koalicione politike janë shënuar në fletat e votimit, dhe aleanca e Pashinyan pritet që të fitojë një shumicë parlamentare. Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Rezultatet e para pritet të dalin në orët e hershme të së hënës, raporton BBC.

Nikol Pashinyan, me profesion gazetar, hyri në politikë dhe iu bashkua opozitës. Në muajin Prill ai udhëhoqi protestat masive në Armeni të quajtur “revolucioni velvet”.

/tvklan.al