Armenia ka hedhur akuza kundër Turqisë për përfshirje në luftë. Zyrtarët armen shprehen se një avion i tyre u rrëzua pasi u qëllua nga një avion turk gjatë përplasjeve në Nago-Karabak.

Ministria e jashtme armene tha se piloti i SU-25 vdiq pasi u godit nga F-16 turk në hapësirën ajrore armene. Nga ana tjetër Turqia, e cila është rreshtuar në kreh Azerbajxhanit në konflikt, ka mohuar pretendimin.

Çfarë ka ndodhur me avionin?

BBC shkruan se zëdhënësi i Ministrisë Armene të Mbrojtjes Shushan Stepanyan tha se avioni SU-25 u rrëzua të martën në mëngjes dhe piloti vdiq. Në një postim në Facebook, Stepanyan shkroi se F-16 turk po fluturonte mbi hapësirën ajrore armene.

Armenia duhet të tërhiqet nga territoret e zaptuara dhe të mos përdorë mashtrime propagandistike“, tha ndihmësi i Rexhep Tajip Erdogan, Fahrettin Altun. Asnjë provë materiale në lidhje me pretendimet e Armenisë nuk është gjetur ende. Nga ana tjetër Azerbajxhani ka bërë thirrje që Armenia të sigurojë prova para se të akuzojë.

Luftimet që filluan disa ditë më parë, ku Armenia dhe Azerbajxhani kanë rikthyer dhe ligjin e luftës. Dy shtetet fajësojnë njëra tjetrën për fillimin e luftës, që deri tani ka vrarë mbi qindra civilë. Ndërkombëtarët nuk kanë qëndruar indiferent dhe kanë kërkuar armëpushim dhe zgjidhje të konfliktit./tvklan.al