Qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, Ganja, është bombarduar sot nga forcat armene. Sipas ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit një civil ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një raketë e hedhur nga forcat armene.

Nga ana tjetër Armenia ka mohuar se e ka sulmuar vendin fqinj, por lideri i rajonit Nagorno-Karabak që është kontrolluar nga nga armenët brenda territorit të Azerbajxhanit tha se forcat e tij e kanë vënë në shënjestër këtë qytet.

Por edhe pse bilanci paraprak tregon për pak viktima, ekziston frika se numri i atryeqë kanë humbur jetën mund të jetë më i madh.

Ndërkohë ushtria e Azerbajxhanit thotë se forcat e saj kanë rimarrë kontrollin e shtatë fshatrave që të Dielën e kaluar. Nga ana tjetër Armenia tha se ishte “e gatshme të angazhohej me ndërmjetësues nga Franca, Rusia dhe SHBA në përpjekje për të rënë dakord për një armëpushim”.

Azerbajxhani, i cili mbështetet hapur nga Turqia, ka kërkuar tërheqjen e trupave armene nga Nago-Karabaku dhe më pas mund ulen në dialog.

Lufta mes dy vendeve ka më shumë se një javë që po vijon dhe sulmet po ashpërsohen shumë duke rritur dita ditës numrin e viktimave./tvklan.al