Armenia dhe Azerbajxhani kanë arritur marrëveshjen e paqes. Sipas BBC, marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e Rusisë dhe tashmë do të marrë fund konflikti për zonën e njohur si Nago-Karabak.

Kryeministri armen Nikoll Pashinyan e quajti marrëveshjen “tepër të dhimbshme” si për të ashtu edhe për popullin armen. Por edhe pse Kryeministri armen sqaroi marrëveshjen, sërish populli është ngritur në protesta.

Mësohet se protestuesit kanë sulmuar parlamentin, kanë dhunuar kreun e këtij institucioni dhe grabitën zyrën e kreut të qeverisë.

Çfarë është rënë dakord?

Marrëveshja e paqes hyri në fuqi në orën 01:00 të së martën me orën lokale dhe detyron të dyja vendet që të mos vijojnë më luftimet.

Sipas marrëveshjes së re, Azerbajxhani do të zotërojë zonat e Nago-Karabakut që ka marrë gjatë konfliktit. Armenia gjithashtu ka rënë dakord të tërhiqet nga disa zona të tjera të fituara javët e fundit.

Ndërmjetësuesi i kësaj marrëveshje, Vladimir Putin tha se paqeruajtësit rusë do të vendosen në vijën e frontit të patrullimit. Ministria e mbrojtjes e Rusisë konfirmoi se 1,960 personel do të përfshiheshin.

Turqia gjithashtu do të marrë pjesë në procesin paqeruajtës, pasi do të dërgojë trupa në zonën e luftës.

Luftimet 6 javore

Paqja mes dy vendeve vjen në një kohë që luftimet e fundit kishin 6 javë më parë. Dy vendet janë në konflikt për zonën e Nago-Karabak dhe gjatë luftimeve të fundit u arrit disa herë dhe armëpushimi, por që nuk u respektua./tvklan.al