Armenia dhe Azerbajxhani pas më shumë se dy javë luftë kanë zhvilluar sot bisedimet e para mes tyre. Edhe pse në rajonin Nago-Karabak ende nuk është qetësuar situata, dy vendet me ndërmjetësimin e Rusisë kanë dialoguar.

Bisedimet mes tyre janë zhvilluar sot në Moskë midis ministrave të Jashtëm me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Lajmi është bërë publik nga zëdhënësja e minitrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila tregon nisjen e bisedimeve me anë të një foto të tre ministrave.

Biseda mësohet të ketë zgjatur disa orë, por nuk dihet se në çfarë përfundimi kanë arritur dy shtetet.  Më herët, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev mbajtinjë fjalim duke thënë se ai ishte i gatshëm t’i jepte Armenisë “ndoshta shansin e fundit” për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore.

Ne jemi në rrugën e drejtë. Ne po fitojmë dhe do të rimarrim tokat tona dhe do të rivendosim integritetin territorial“, tha ai. Ndërkohë Turqia është rreshtuar me Azerbajxhanin dhe është gati për luftë, por Moska zyrtare kërkon që konflikti të zgjidhet në tryezë./tvklan.al