Macron: Turqia të heqë dorë nga deklaratat luftënxitëse

Armenia është e gatshme për armëpushim me Azerbajxhanin. Në ditën e 6-të luftimeve, Ministria e Jashtme armene tha se ishte gati të merrte pjesë në një proces armëpushimi me ndërmjetësimin e grupit të OSBE-së ku bëjnë pjesë Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Reagimi i Armenisë erdhi pas thirrjeve të vazhdueshme ndaj palëve nga Moska dhe Parisi për të ndalur luftimet. Megjithatë, zyrtarët armenë thanë se kundërpërgjigjja e ashpër ndaj sulmeve azere në rajonin e Nagorni Karabakut nuk do të ndalet.

Presidenti francez Emanuel Makron akuzoi Turqinë se po i hedh benzinë zjarrit në konfliktin mes armenëve dhe Azerbajxhanit me deklaratat luftënxitëse.

Turqia ka shprehur vazhdimisht mbështetje për veprimet e ushtrisë azere në betejën me militantët armenë në rajonin e Nagorni Karabakut që mbështeten nga ushtria azere.

Përplasjet ushtarake i kanë marrë jetën mbi 100 personave, një pjesë e të cilëve civilë.

Tv Klan