Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të pajetë

Armenia dhe azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm pas dy javë luftime të ashpra në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut. Armëpushimi hyri në fuqi mesditën e të shtunës teksa palët ranë dakord  për të shkëmbyer të burgosurit dhe trupat e të vrarëve në konflikt.

Vendimi u bë publik nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas më shumë se 10 orë bisedime me homologët e tij armenë dhe azerbajxhanas në Moskë.

Së pari, një armëpushim shpallet nga ora 12:00 e 10 Tetorit 2020 për qëllime humanitare për shkëmbimin e robërve të luftës, personave të tjerë të paraburgosur dhe trupave të pajete, të ndërmjetësuar dhe në përputhje me kriteret e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqi i Kuq”, tha Lavrov.

Lavrov tha gjithashtu se Republika e Azerbajxhanit dhe dhe ajo armene ranë dakord që të nisin negociatat me qëllim zgjidhjen përfundimtare të konfliktit.

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur dhe mijëra te tjerë janë zhvendosur që nga shpërthimi i dhunës më27 Shtator. Karabaku drejtohet nga armenët etnikë edhe pse zyrtarisht është pjesë e Azerbajxhanit. Të dy ish-republikat Sovjetike kanë fajësuar njëra-tjetrën për shpërthimin e fundit të dhunës, i cili  më e keqi ne dekada.

Tv Klan