Fund luftimeve me ndërmjetësimin e Egjiptit

Mëngjesi i kësaj të hëne zbardhi i qetë si për banorët e Gazës dhe qyteteve të jugut të Izraelit. Armëpushimi i arritur pasditen e të Dielës me ndërmjetësimin e Egjiptit, qëndroi në fuqi pavarësisht të shtënave sporadike me raketa nga territori i Gazës, drejt Izraelit.

Këtë të Hënë, autoritetet izraelite nisën të lehtësojnë edhe bllokadën, duke lejuar kamionët e parë për furnizimin me naftë të hyjnë në territorin e Gazës.

Kreu i xhihadit islamik Zijad al Nakala tha nga Teherani se ky grupim, që u përfshi në luftimet e fundit me ushtrinë izraelite, tashmë ka pozita më të fuqishme pas marrëveshjes së armëpushimit. Dekadat e fundit kanë qenë aleatët e tyre të Hamasit që janë përfshirë në luftime.

3 ditë luftime mbyllen me një bilanc të rëndë për palestinezët, 44 të vrarë mes tyre 15 fëmijë, mbi 300 të plagosur dhe shkatërrime të mëdha.

Tv Klan