Armëpushimi mes kurdëve dhe Turqisë

Posta

Armëpushimi mes kurdëve dhe Turqisë

12:09 18/10/2019

SHBA: Do të krijohet një zonë e sigurtë

Prej natës së të enjtes, ushtria turke ndali operacionet kundër militantëve kurdë në veri të Sirisë.

Presidenti turk Erdgoan urdhëroi pezullimin 5 ditor të sulmit, pas marrëveshjes së armëpushimit të negociuar në Ankara me zv/presidentin amerikan Mike Pence.

“Nga militantët kurdë morëm garanci se ata do të tërhiqen nga zonat ku Turqia kërkon krijimin e një rripi të sigurtë. Besojmë se kjo mund të përmbushet përgjatë një periudhe prej 120 orësh”, tha zv/Presidenti i SHBA.

Presidenti amerikan vlerësoi arritjen e armëpushimit, që sipas tij, as nuk mendohej 3 ditë më parë, duke nxjerrë kështu në pah efektet e sanksioneve amerikane që tashmë janë pezulluar.

Arritje në qëllimin e Turqisë për largimin e militantëve kurdë, e konsideroi edhe ministri i Jashtëm turk Cavusoglu. Megjithatë zbatimi i armëpushimit ka paqartësi, pasi kurdët thonë se marrëveshja është vetëm për qytezat kufitare të Tal Abjadit dhe Ras al Ainit dhe jo për pjesën tjetër të veriut të Sirisë. Në 8 ditë luftime u vranë 72 civilë dhe u zhvendosën 300 mijë të tjerë.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT