Armët e Sokol Xhurës bliheshin në Mal të Zi

Armët e Sokol Xhurës bliheshin në Mal të Zi

17:52 19/04/2021

Dëshmitari Enver Jamaku: Ai solli nga Amerika edhe 7 pistoleta “Glock”

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore me 11 të pandehur mes tyre, dy në kërkim. Kjo çështje ka të bëjë me zbulimin e 19 bazave të armatimeve dhe zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale.

Dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, Enver Jamaku ka rrëfyer para hetuesve se armët Sokol Xhura, i blinte tek Petrit Shera. Ky i fundit i sillte armët nga Mali i Zi, nëpërmjet një njeriu të besuar që kishte në Shkodër. Jamaku tregon se kishin blerë edhe modelet më të fundit nga vendi fqinj.

Po ashtu Petrit Shera i kishte shitur Xhurës lëndë plasëse dhe eksploziv C4. Jamaku rrëfen se Sokol Xhura i kishte thënë që të mos i prekte bidonët ku gjendej municioni pasi kishin gjurmët e gishtave të Petrit Sherës. Armët i dërgonin në punishte që t’u ndryshohej numri i serisë, u vendoseshin dylbi, po ashtu u modifikoheshin pjesët nga tornitorët.

Dëshmitari tregon se bliheshin pushkë të cilat më pasi i modifikonin dhe i bënin Snajper. Modifikimi i armëve bëhej në një barake në afërsi të shtëpisë së Akil Kullës. Jamaku ka treguar se Akili, ishte i punësuar pranë uzinës së armëve të Ushtrisë ai merrte numrat e armëve që shkonin për riparim nga institucione të ndryshme dhe ato numra ja stamponte ndonjë arme të ngjashme që kishin në bazat e tyre. Akil Kulla ndërronte armët me ato që ishin në Uzinën e Ushtrisë.

Gjatë deklarimeve të dhëna para hetuesive Jamaku ka treguar se 7 armë pistoletë Glok, Xhura i kishte sjellë nga Amerika. Disa nga pjesët e armëve vinin me postë në emër të Akil Kullës ndërsa pjesët e tjera Sokol Xhura i sillte duke u futur në automjete që i blinte në SHBA.   

Klan News

Të ngjashme