Sirya chemical weapons: Danish ship Ark Futura  in Gioia TauroAnija daneze “Ark Futura” me 1300 tonë lëndë kimike siriane ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në portin italian të Gioia Tauro në rajonin e Kalabrisë.

Një ditë më parë në këtë port kishte mbërritur edhe anija ushtrake amerikane “Cape Ray”, në të cilën do të shkatërrohet pjesa më e rrezikshme e këtij arsenali, në 2 pajisje të posaçme.

Pas inspektimit të imtësishëm nga përfaqësuesit e organizatës për ndalimin e armëve kimike, ka nisur edhe transporti i konteinierëve nga anija daneze për në atë amerikane, gjithsej 600 tonë material kimik.

Cape Ray” parashikohet që në një periudhë 45 deri në 90 ditore të shkatërrojë këtë sasi të arsenalit kimik sirian në ujrat ndërkombëtare në Mesdhe.

Pjesa tjetër, ajo me më pak rrezikshmëri është kontraktuar për t’u shkatërruar nga disa kompani private europiane dhe amerikane.

Por banorët e Gioia Tauros kanë shprehur pakënaqësi të mëdha, edhe pse autoritetet vendore dhe ato qëndrore italiane kanë dhënë garanci të larta siguria, ashtu si edhe Organizata për Shkatërrimin e Armëve Kimike me seli në Hagë që mbikqyr nga afër të gjithë procesin prej gati 9 muajsh.

Përfshirja e Italisë në këtë ndërmarrje u bë pasi Shqipëria, Norvegjia, Belgjika dhe Franca refuzuan për arsye të ndryshme shkatërrimi e arsenalit kimik sirian në territorin e tyre.

Për të mbërritur në këtë fazë, komunitetit ndërkombëtar iu desh një angazhim i fortë 1-vjeçar pas sulmit në periferinë e Damaskut, Guta, ku thuajse 1300 persona gjetën vdekjen.

TV KLAN