Emisioni “Rudina”, në TV Klan solli pasditen e sotme në një lidhje direkte në Skype intervistën me blogeren e njohur Armina Mevlani.  Ajo prej 4 ditësh është duke qëndruar në shtëpi, për shkak të masave të marra në vendin tonë ndaj koronavirusit dhe sipas saj është pak psikologjikisht e vështirë për shkak se jemi mësuarme një jetë aktive.

Armina Mevlani: Sot është dita e katërt, është pak psikologjikisht e vështirë sepse jemi mësuar gjatë gjithë kohës me punë, me lëvizje, por që po mundohem ta përdor për mirë dhe të shoh anën poztive.

Rudina Magjistari: Si është një ditë e jotja?

Armina Mevlani: Jam marrë me punë, me emaile, kam shpenzuar kohë me njerëzit që kam në shtëpi dhe që i dua, ka ardhur dhe mami im që kalon pak kohë me mua. Jam munduar të rri në shtëpi, të bëj aktivitet fizik, nuk e kam lënë aspak aktivitetin fizik  dhe ja këshilloj të gjithë njerëzve që janë në shtëpi, që këto ditë ti përdorin për të ndenjur me njerëzit e dashur, por edhe për të bërë aktivitet fizik, pse jo për të parë libra që kanë patur në listën e tyre, por edhe për të lexuar libra që kanë patur në listën e tyre.

Armina këshillon që këto ditë ti konsiderojmë si kohë pushimi për veten, por edhe si një mundësi për të kaluar kohë me familjarët.

Armina Mevlani: Le ta marrim si një formë pushimi, ndoshta ka qenë dhe natyra  që ka kërkuar pushim, njerëzit që nga kjo jetë e rrëmbyer që është në ditët e sotme, kanë pasur nevojë për të ndenjur më familjarët e tyre, pse jo për të mësuar një gatim, le ta marrim si një kohë pushimi./tvklan.al