Blogeria e njohur Armina Mevlani përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar nënën e saj për ditëlindje. Ajo ka publikuar një foto nga fëmijëria, ku shihet duke përqafuar të ëmën. Armina shprehet se është me fat që ka një nënë si ajo dhe falë saj është kjo që është sot.

“Mama ime e shtrenjtë u bëfsh 100 vjeç, Albania Gymnastrada! Fati im në jete ka nisur me bekimin e te paturit një nënë si ty , kaq të ëmbël dhe të dedikuar. Prej teje unë jam kjo që jam sot dhe nuk do më mjaftojë jeta të të falenderoj. Happy Birthday my lovely mom”, ka qenë urimi i Arminës.

Kujtojmë se Armina Mevlani kishte planifikuar dasmën me Shkëlzen Berishën në vitin 2020 por për shkak të pandemisë ata e anulluan sepse nuk dëshironin që dasma të bëhëj shkaku i infektimit të njerëzve. /tvklan.al