23-vjeçarja armene, një nga 100 vajzat më seksi në botë

Është modelja më e klikuar e momentit, por  jo nga fansat, përkundrazi është ana më pak fisnike e internetit që prej ditësh sulmon 23-vjeçaren nga Armenia.

E rekrutuar nga shtëpia e prestigjioze ‘Gucci’ vitin e kaluar për javën e modës në Milano, Armine Harutyunyan u cilësua kohët e fundit po nga kjo kompani si një një nga 100 modelet më seksi në botë. Por pikërisht kjo ka shkaktuar një sulm masiv nga të gjitë ata që kanë kundërshtuar vlerësimin.

Modelja nuk ka një bukuri të zakonshme, por komentet ndaj saj janë nga sulmet personale deri tek fyerjet aspak të zakonshme, duke i modifikuar madje edhe fotot e saj. 23-vjeçarja nga ana tjetër injoroi helmin e secilit.

Tv Klan