Rezultatet paraprake të një studimi të quajtur Mare Monstrum 2020 të përgatitur nga Observatori Kombëtar i Mjedisit mbi cilësinë e detit gjatë bllokimit për shkak të koronavirusit në Itali, tregojnë një ulje prej më shumë se 30 përqind të ndotësve nga mbeturinat njerëzore dhe bujqësore që derdhen në det.

Por tashme me rihapjen janë rithyer ndotësit e azotit dhe fosforit në ujërat e zeza dhe mbetjet e tjera në zonën bregdetare italiane. Për më tepër, sulmi i çimentos mbi lumenjtë, ka një numër rekord të shkeljeve që u rritën për 20 përqind krahasuar me vitin e kaluar ku u arrestuan 1.300 persona kundravajtës.

“Të dhënat e studimit të sapo publikuar të Mare Monstrum flasin për ujërat në kërcënimin e deteve, liqeneve apo lumenjve nga shkarkimet e paligjshme dhe përdorimi i paautorizuar. Kemi nisur një operacion të jashtëzakonshëm shkencor me qindra vullnetarë të përfshirë direkt në marrjen e mostrave të ujit dhe në regjistrimin e mbeturinave përgjatë brigjeve. Në të vërtetë, varet nga ne qytetarët dhe institucionet që të kujdesemi për ekosistemin ujor. Sigurisht që duhen më shumë kontrolle për të monitoruar territoret dhe për t’u kujdesur më shumë për pasurinë e madhe që përfaqëson detin tonë dhe biodiversitetin e tij”, thotëMarco Ciarulli Drejtor i Legambiente.

Pak më shumë se 44 përqind e komunave italiane kanë një fabrikë pastrimi që është e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Në efektin pozitiv momental ndikoi edhe eliminimi i turizmit, pasi Italia urdhëroi izolimin më 10 mars, duke ulur në mënyrë drastike  numrin e vizitorëve, dhe si rezultat nivelin e ujërave të zeza nga gati 30 milion turistët që vizitojnë normalisht çdo vit sidomos kryeqytetin Romë.

Bllokimi gjithashtu bëri që italianët të mos vërshonin në shtëpitë e tyre të pushimeve, ashtu si çdo pranverë një fenomen që zakonisht mbingarkon impiantet lokale për trajtimin e ujit dhe rezulton në rritje të ndotësve që derdhen në det. Tashmë me hapjen në këto zona impiantet e administrimit të ujërave të zeza nuk mund të vazhdojnë të përballojnë fluksin masiv të njerëzve.

Në gjirin e Napolit, zakonisht të ngarkuar, ku për tre muaj munguan anijet e lundrimit dhe kroçeret ishin rikthyer delfinët që zakonisht shfaqen vetëm larg brigjeve në Mesdhe.

Tani ata nuk i sheh më pranë bregut. Ministri i Mjedisit i Italisë Sergio Costa ka udhëzuar rojet bregdetare dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit që të punojnë me autoritetet rajonale të mjedisit për të marrë mostrat e ujit, për të monitoruan dhe vlerësuar ndryshimet e detit në. 8,000 kilometra të vijës bregdetare të Italisë.

Klan Plus