Pezullohet me një ndeshje, pasi ofendoi Alioskin
Fyerjet e Marko Arnautoviç ndaj futbollisti me prejardhje shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskin janë pasur me një ndëshkim nga UEFA.
Organi më i lartë i futbollit Europian e ka dënuar më 1 ndeshje pezullim.
Sulmuesi i Austrisë do të mungojë në ndeshjen me Holandën që do të luhet të enjten. Sipas mediave Arnautoviç e kishte ofenduar Alioskin nga nëna.
Tv Klan