Marko Arnautoviç ka kërkuar falje për ofendimet që bëri ndaj futbollistit të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare Ezgjan Alioski. Në Instagram, ai shkroi se nuk është racist dhe se ka shok nga të gjitha vendet.

Sulmuesi i Austrisë babai i të cilit është serb, shënoi golin e tretë kundër përfaqësueses maqedonase dhe ndërsa festonte nuk i kurseu as të sharat ndaj kundërshtarit të tij. 32-vjeçari ofendoi në serbisht Alisokin nga nëna. Shkak i kësaj mendohet se është përplasja serbo-shqiptare për Kosovën.

Kapiteni i Austrisë David Alaba me shpejtësi shkoi dhe e kapi lojtarin e ekipit nga goja dhe e lëshoi vetëm kur ai heshti.  Tifozët nuk e kanë pritur aspak mirë këtë veprim, ndërkohë që kanë kërkuar nga UEFA që ta ndëshkojë.

Arnautoviç i ka shpëtuar një gjobe prej 7600 paundësh ndërkohë ai këmbëngul se nuk është racist.

Pati disa fjalë të rënda dje gjatë emocioneve të lojës për të cilat unë dua të kërkoj falje, sidomos miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Dua që ta them shumë qartë: unë nuk jam racist. Unë kam shok në çdo shtet dhe jam për diversitet. Çdokush që më njeh e di mirë këtë. Më falni”, ka shkruar lojtari, ku fjala më falni prej tij është shkruar në gjuhën shqipe.  

Në Kupën e Botës në 2018, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u gjobitën me nga 7600 Paund, pasi festuan duke bërë shqiponjën pas golave të shënuar kundër Serbisë. UEFA lajmëroi se nuk do të ketë procedime disiplinare në të tre ndeshjet e luajtura të dielën.

Klan News