Trent Alexander-Arnold është gjithnjë dhe më afër transferimit te Real Madrid. Sipas “The Athletic”, klubi spanjoll është i vendosur për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen.

Mbrojtësit i skadon kontrata më 30 Qershor dhe del lojtar i lirë në merkato. Bisedimet me Liverpool nuk kanë shkuar si duhet dhe rinovimi duket shumë i vështirë.

Arnold ka dalë nga akademia e Liverpool dhe deri te skuadra e parë, numëron 349 ndeshje të luajtura, me 22 gola dhe 87 asistime.

Real Madrid tentoi ta afronte Arnold që Janar, por nuk arriti dot një marrëveshje me Liverpool, pasi anglezët nuk donin ta humbisnin në një moment vendimtar të sezonit.

Transferimi në verë duket më i thjeshtë, me madrilenët që vazhdojnë kontaktet dhe duken pranë një marrëveshje. /tvklan.al