10

Ai është një ndër aktorët më të mëdhenj të Hollywood-it.

Por, Arnold Schwarzenegger di të sillet edhe si njeri i thjeshtë.

67 – vjeçari është fotografuar një ditë më parë në Londër, teksa po bënte xhiro me biçikletë.

Udhëtimin e tij në Britani, aktori e ka shijuar si një turist i vërtetë.

Schwarzenegger ka shoqëruar çdo moment me postime në Twitter, check – in, etj.

67- vjeçari nuk ka nguruar as të ndalojë përpara fansave të tij për të shpërndarë autografe, për të bërë fotografi apo për të biseduar.

tvklan.al