73-vjeçari fotografohet në rrugët e Los Angeles me biçikletë

Arnold Schwarzenegger i’u nënshtrua dy operacioneve në zemër në dy vjet.

Por ish-guvernatori i Kalifornisë duket se është në gjendje më të mirë se kurrë, ndërsa vazhdon me rutinën e tij të fitnesit.

Schwarzenegger është fotografuar nga paparacët ndërsa shijonte një udhëtim pasdite me biçikletë me një mik nëpër lagjen e tij të pasur në Brentwood të Los Angeles.

73-vjeçari kishte veshur një xhup me motive ushtarake dhe me mëngë të zeza lëkure, pantallona të zeza të holla dhe këpucë të zeza që kompletonin veshjen.

Aktori i Total Recall gjatë muajit janar publikoi në Instagram një video të tij duke marrë vaksinën COVID-19, ndërsa citonte një nga linjat e tij të famshme Terminator.

Schwarzenegger i’u drejtua 21.5 milion ndjekësve të tij, duke shkruar se: e kishte marrë vaksinën anti-covid dhe se do t’ia rekomandonte të gjithëve. Kjo pasi fituesi i Golden Globe i’u nënshtrua një operacioni në zemër në nëntor për herë të dytë në dy vjet.

Falë roleve të tij në filmat e aksionit ‘Terminator’, Arnold Schwarzenegger është një nga yjet më të mëdha të Hollywood.

Klan News