Arnold Schwarzenegger operohet në zemër



Arnold Schwarzenegger operohet në zemër

14:40 25/10/2020

Aktori 73-vjeçar deklaron se tani është mirë

Edhe Terminatori ka probleme me zemrën. Në fakt bëhet fjalë për Arnold Schwarzenegger që e mishëroi filmin ikonë të 36 viteve me parë. Ishte vetë aktori 73-vjecar që njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se kishte kryer një tjetër operacion në zemër.

Ish-guvernatori i Kalifornisë tha se kishte ndërruar një valvule në aortë, për të cilën kishte kryer edhe një operacion tjetër 2 vite më parë. Schwarzenegger tha se ndihej mirë dhe falënderoi mjekët për punën që kishin bërë.

Edhe pas tërheqjes nga jeta politike dhe pasi mori pjesë në disa filma së bashku me ikona të tjera të filmave aksion, Schwarzenegger ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, sidomos gjatë pandemisë.

Aktori ka qenë një nga mbështetësit e fortë të auto-karantinës si një nga mënyrat për të shmangur infektimin me koronavirus. Ai ka ftuar ndjekësit e tij që të tregohen të kujdesshëm dhe të mbajnë distancën sociale.

Tv Klan




Të ngjashme