Ylli hollivudian Arnold Schwarzenegger është sulmuar gjatë një aktiviteti sportiv në Afrikën e Jugut. 71-vjeçari, ish-Guvernator i Kalifornisë, ishte duke bashkëbiseduar me disa fansa të tij kur u sulmua prapa shpine nga një person.

Ai e goditi me shkelm në kurriz dhe më pas u rrëzua përtokë. Sulmuesi u ndalua menjëherë nga shoqëruesi i Arnold Schwarzenegger dhe më pas iu dorëzua policisë. 73-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime, megjithatë shkaqet e këtij incidenti janë të paqarta.

Schwarzenegger publikoi vetë videon në Twitter dhe falenderoi fansat për mbështetjen e ofruar. /

tvklan.al