E keni provuar ndjesinë e qetësisë dhe nostalgjisë kur ndjeni aroma të disa gjërave të veçanta.

Mund të jetë një libër i vjetër nga fëmijëria, ose një lule e thatë e ruajtur me shumë kujdes. Këto aroma që lidhen me kujtime të caktuara në jetën tuaj mund t’iu ndihmojnë të relaksoheni.

Shkencërisht, aroma ka fuqinë për të kontrolluar mendjen dhe të ndihmojë në mënjanimin e mendimeve stresuese. Kur nuhatni diçka të këndshme, ajo stimulon shqisat tuaja të nuhatjes dhe dërgon një mesazh në tru, që iu sjell çlodhje.

Ky relaksim mund të jetë i shkëlqyeshëm nëse vuani nga problemet që lidhen me gjumin. Ekspertët sugjerojnë disa bimë, që duhet të keni në dhomën tuaj të gjumit, për t’iu ndihmuar të flini më mirë gjatë natës.

 Livando

Largon ankthin dhe problemet me sistemin nervor dhe i jep çlodhje mendjes dhe trupit.

Jasemini

Kjo lule me erë të këndshme është e njohur për efektin e saj të mirë në cilësinë e gjumit. Aroma që ajo lëshon në dhomë, iu ndihmon të bëni një gjumë të qetë dhe pa probleme gjatë natës./tvklan.al