Këshilli Bashkiak vendosi që nënkryetari aktual Arqilea Bollano të drejtojë përkohësisht Bashkinë e Himarës. Opozita nuk mori pjesë në votim, ndërsa 12 anëtarët votuan pro.

Zgjedhja e tij në këtë detyrë vjen pas dorëheqjes për shkaqe personale të Blerina Balës, e cila e mbajti këtë detyrë për vetëm 2 muaj.

Ajo u zgjodh si kryebashkiake e komanduar e Himarës pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri dhe kryetarit në detyrë, Jorgo Goro, të cilët ndodhen në burg. 

Tv Klan