Arrat dhe bajamet janë pasura me minerale, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme dhe secila prej tyre gjen përdorim në receta të ndryshme. Por cila prej tyre është me vlera më të larta ushqyese dhe më e shëndetshme?

Sipas ekspertëve, arrat përmbajnë shumë proteina dhe fibra, gjë që i bën ato si zgjedhjen ideale për humbjen e peshës. Gjithashtu ndihmojnë në forcimin e metabolizmit.

Individët që përfshijnë 30 gram arra në dietën e tyre të përditshme, humbasin më shumë peshë krahasuar me ata që nuk e përfshijnë në dietën e tyre.

Një përzierje bajame, arre dhe lajthi sjell përfitime të mëdha për njerëzit që vuajnë nga Alzheimeri. Sipas studimeve rezulton se bajamet ndihmojnë në funksionimin më të mirë të trurit krahasuar me arrat.

Studimet tregojnë se njerëzit që hanë arra çdo ditë kanë 40 përqind më pak rrezik për të patur probleme me sëmundjet e zemrës. Si bajamet ashtu edhe arrat, të dy ulin kolesterolin e keq, kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë inflamacionin. Bajamet janë të mbushura me antioksidantë, vitaminë E dhe magnez, ndërsa arrat janë të pasura me omega 3.

Disa studime kanë treguar që yndyrat, proteinat dhe fibrat në bajame ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak. Arrat gjithashtu kanë një sasi të mirë të yndyrnave, proteinave dhe fibrave, por nuk kanë të njëjtin ndikim në nivelin e sheqerit në gjak./tvklan.al