Një 22-vjeçar është autor i ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në kryeqytet, ku mbeti i plagosur një person. Autoritetet policore njoftuan mëngjesin e kësaj të shtune arrestimin e të riut me iniciale E. K., banues në Tiranë.

Rreth orës 13:00 të së premtes, 22-vjeçari plagosi me thikë një 25-vjeçar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Frosina Plaku” dhe pas saj, sipas policisë, qëndronin motive të dobëta.

Mbi të riun rëndojnë akuzat “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./tvklan.al