Policia e Tiranës ka vënë në pranga një drejtues mjeti, i cili pasi aksidentoi një person u largua nga vendi i ngjarjes. Përplasja ndodhi në rrugën “Demokracia” në afërsi të degëzimit të rrugës “Ali Asllani” në Kamëz.

Sipas uniformave blu, 43-vjeçari A.A. ishte duke drejtuar një mjet tip “Volkswagen” kur përplasi 33-vjeçarin D.B. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas përplasjes, 43-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, por nuk i shpëtoi dot policisë. Pas disa orëve intensive, ata bënë të mundur identifikimin e mjetit dhe më pas identifikimin dhe kapjen e autorit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”./tvklan.al