Ky është Daut Laze që mëngjesin e kësaj të marte mundi të arratiset nga burgu i Shënkollit në Lezhë.
I arrestuar prej Nëntorit të vitit 2021 për veprën penale “Dhunë në familje”, Daut Laze ndodhej në këtë burg me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila në Nëntor të 2024 ka caktuar ndaj tij masën “mjekim i detyruar në një institucion mjekësorë” siç mund ta shihni dhe në këtë dokument.
Për lokalizimin dhe kapjen e tij, Drejtoria e Burgjeve po bashkëpunon me Policinë e Shtetit. Kjo e fundit ka njoftuar se për kapjen e tij është vënë në dispozicion një shpërblim në vlerën e 10 mijë Eurove, për këdo që jep informacion për vendodhjen e 49-vjeçarit.
Sipas Policisë dhe Drejtorisë së Burgjeve, Daut Laze është një person që paraqet rrezikshmëri shoqërore. Ndërkohë për arratisjen e tij nga ambIentet e burgut, Prokuroria e Lezhës ka nisur verifikime, ku pjesë e tyre është dhe dyshimi nëse i burgosuri është ndihmuar nga persona të tjerë.
Burgu i Shënkollit është një institucion ku mbahen të dënuar dhe të paraburgosur me probleme të shëndetit mendor.
Tv Klan