Fjolla Morina prej kohësh është përfolur nëpër media për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla dhe për arrestimin e saj pasi u kap nga policia me dy armë në makinë në pikën kufitare Morinë.

Gjykata vendosi si masë sigurie për këngëtaren  arrest në shtëpi dhe ajo filloi të qëndronte në një banesë me qira në Kukës. Por së fundmi policia ka njoftuar se Fjolla është arratisur dhe është shpallur në kërkim.

Pas kësaj arratisje Fjolla ka bërë një postim një Instastory ku shihet një foto nga tubimi i Albin Kurtit me mbishkrimin “mbret” duke treguar publikisht mbështetjen që ka për kreun e Vetëvendosjes në Kosovë. /tvklan.al