Një xhaguar, i cili mundi të arratisej nga rrethimi ku mbahej në një kopsht zoologjik, bëri një masakër të vërtetë, duke vrarë 6 kafshë të tjera.

Grabitqari i quajtur Valerio vrau 4 lama, një zog të rrallë (emu) dhe një dhelpër, ndërsa plagosi rëndë edhe 3 kashë të tjera.

E gjithë masakra ndodhi në Kopshtin  Zoologjik Audubon, në New Orleans të SHBA. Veterinerët arritën ta neutralizonin dhe t’i injektonin qetësues maces së madhe përpara se të shkaktonte më shumë dëm.

Veterineri i kopshtit zoologjik, Frank Burks, duke folur për mediat tha se Valerio nuk do të vritet.

“Xhaguarit nuk do t’i ndodhë asgjë, fatkeqësisht ai bëri atë që bën çdo xhaguar”.

Mbetet e paqartë sesi grabitqari arriti të dilte nga rrethimi ku mbahej.

/tvklan.al